LAJMI I FUNDIT:

Këta janë të gjithë laureatët e “Top Awards” (Foto)

Këta janë të gjithë laureatët e “Top Awards” (Foto)

Ka përfunduar ceremonia e ndarjes së çmimeve të festivalit Top Awards.

Kryefjalë e kësaj mbrëmje padyshim ishin artistët nga Kosova, të cilët rrëmbyen pothuajse të gjitha çmimet.


Era Istrefi, Alban Skederaj, McKresha, Capital T ishin këngëtarët që u shpërblyen për arritjet gjatë këtij viti, transmeton Telegrafi.

Alban Skenderaj morri çmimin prestigjioz “Të arritura jetësore”.

Vlen të ceket se disa prej këngëtarëve kosovar kanë bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve si pasojë e solidarizimit me disa artistë që, sipas tyre, padrejtësisht nuk u nominuan në Top Awards. /Telegrafi/

Më poshtë i keni të gjithë fituesit sipas kategorive:

Alban Skederaj shpërblehet “Achievement Award”

erio

Noizy fiton çmimin “Viewers Choice” – Reperi ka refuzuar të jetë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Top Awards

LEXO MË SHUMË: Noizy ia kthen “diss’ Ledion Liços (Foto)

LEXO MË SHUMË: Ledion Liço me një diss të ashpër ndaj Noizyt

nozaa

Capital T me “Hitman” fiton çmimin “Video of the Year”

kapital

Era Istrefi fiton çmimin “Song of the Year”

ERA IO

Alban Skenderaj fiton çmimin “Male artist of the Year”

bani

Ledri Vula fiton çmimin “My Music is hit of the Year”

vul;a

Ledri Vula dhe Era Istrefi fiton çmimin “Collaboration of the Year”

ere

NRG Band fitojnë çmimin “Group of the Year”

nrga

McKresha fiton çmimin “Avantguard”

kawww

Era Istrefi fiton çmimin “Best Female Artist”

oraaa

Alban Skenderaj fiton çmimin “Hit of the Year”

albanit

Kida është shpërblyer me çmimin “Artist to Watch”.

kidess

Çfarë po ndodh në prapaskena?

Mos prania befasuese e reperit nga Shqipëria Noizy në Top Awards nuk ka kaluar pa një koment nga prezantuesi Ledion Liço.

Në një pesë minutësh ku foli për shumë artistë nën kontekstin e shakasë, ai tha se Noizy nuk erdhi pasi që nuk gjeti vend për parkim të Ferrarit.

‘Kështu e ke kur përdor makinën e shokut’ – u shpreh Ledioni duke ironizuar me veturat e mikut të Rigelsit, aktorit Blerim Destani.

Prive.al raportoi pak orë më parë se Noizy ia ka ‘mbathur’ drejt Dubait pikërisht tek villa e Destanit.

Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve Top Awards në Top Channel me një performancë nga katër artistët e On Records, Kida, Getinjo, Mozzik e Endri.

Katërshja kënduan përmbledhurazi këngët e tyre hite të këtij viti dhe jo vetëm në interpretime live shumë të kënaqshme.

Çka veçohet ishte pa dyshim pjesa e Getinjos për performancën me efekte vizuale dhe kostumin e veshur gjatë interpretimit të ‘Tony Montana’.

Befasitë nga të tjerët mbeten të shihen në vazhdim.

Xhemi Shehu është njëra ndër prezantueset që ka bërë intervistat në tepihun e kuq të ‘Top Awards’.

Ajo në disa momente është dëgjuar në televizion duke kërkuar ndihmë nga organizatorët, për t’i treguar se kush janë artistët që po afroheshin për intervistë.

Kjo ka ndodhur me dyshen Mozzik dhe Getinjo, emrat e të cilëve Xhemi ka pyetur derisa ata janë afruar, e më pas është siguruar edhe për NRG Band.

Shumë emra të njohur kanë bërë të ditur tash e një kohë bojkotimin e Top Awards por një befasi e momenteve të fundit ka ndodhur si rrufe në qiell të hapur.

Lideri i OTR, Noizy, me shumë trumbetim si një prej emrave që do merrte pjesë e madje edhe do performonte, ka vendosur ta lë Top Awards.

Besoni ose jo, ai aktualisht gjendet tek vila e Blerim Destanit në Dubai duke… GATUAR

Pjesë nga gatimet e Noizyt që këtë fushë e ka shumë pasion, i ka ndarë në Snapchat aktori Blerim Destani megjithëse pa precizuar qartë Noizyn apo ndonjë tjetër mik të tij.

Ndryshe, bojkot ka ardhur edhe nga princesha e OTR, Enca që aktualisht po shijon pushimet në jugun e Shqipërisë.

Yjet parakalojnë në tepihun e kuq

Yjet e parë kanë filluar tashmë të mbërrijnë në Pallatin e Kongreseve të Tiranës.

Top Awards rreth orës 21:00 pritet të hap siparin e ediciont të ri të eventit muzikor.

Të parët ishin pjesëtarët e On Records, Getinjo, Kida, Mozzik, Baby G e edhe Endri që do performojnë në ceremoni, transmeton Telegrafi.

Më pas edhe dyshja e labelit PINT, McKresha dhe Lyrical Son.

Më poshtë mund të ndiqni LIVE teksa yjet kalojnë në tapetin e kuq. /Telegrafi/

McKresha-Lyrical Son

aaa

KIDA

kidee

Getinjo-Mozzik

moa

Vig Poppa

vigi

NRG Band

bendi

Capital T

kapi

Era Istrefi

era

Rozana Radi

rozi

Ledri Vula

ledri

Armando Sadiku dhe Andi Lila

mandi

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani

albani

Afërdita Dreshaj

dita

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori