LAJMI I FUNDIT:

LIVE: Kosovë-Kroaci (0-6)

LIVE: Kosovë-Kroaci (0-6)

Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë zyrtare si nikoqire kundër Kroacisë që e humbi me rezultat 0-6. Sfida u zhvillua në “Loro Boriçi” të Shkodrës për shkak se stadiumet në Kosovë nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara nga FIFA. Kjo përballje ishte e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’. Kujtojmë se përfaqësuesja jonë luajti baras në takimin debutues në një turne garues kundër Finlandës (1-1).

06/10/2016 22:35

Përfundon ndeshja: Kosova 0-6 Kroacia

Kosova ka pësuar humbje prej 6-0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si nikoqir në një garë zyrtare ndërkombëtare, në përballjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” në Shkodër.

06/10/2016 22:35

Kosova 0-6 Kroacia

90’+2 Nikola Kalinic e vendosi rezultatin përfundimtar.

06/10/2016 22:31

88’ Përsëri shans i mirë për futbollistët e Kosovës, por përsëri nuk vjen goli i nderit.

06/10/2016 22:26

Kosova 0-5 Kroacia

83’ Ivan Perisic shënon golin e pestë për Kroacinë.

06/10/2016 22:23

81’ Tjetër rast i humbur nga Kosova. Valon Berisha nuk e shënon golin e nderit.

06/10/2016 22:20

77’ Zeneli ia lëshon vendin Herolind Shalës.

06/10/2016 22:16

73’ Një tentim i Bunjakut nga gjuajtja e lirë, nuk është i rrezikshëm.

06/10/2016 22:10

Kosova 0-4 Kroacia

68′ Kroacia e ka shënuar edhe golin e katërt kundër Kosovës. Pas një harkimi në zonë, aty i pamarkuar ishte Matej Mitrovic, i cili e futi topin në rrjet.

06/10/2016 22:04

Lojtarët e Kosovës në pjesën e dytë në foto

ra1 ra12

06/10/2016 22:02

59’

Ndërrim te Kosova: Largohet Berisha, inkuadrohet Halimi.

Ndërrim te Kroacia: Largohet Mandzukic, inkuadrohet Kalinic.

06/10/2016 22:02

58’ Vazhdon momenti i mirë për Kosovën.

06/10/2016 21:54

51’ Minutat e para të gjysmës së dytë flasin për Kosovën. Rashica godet, por jo fuqishëm.

06/10/2016 21:51

48’ Kosova e fillon mirë gjysmën e dytë, përpiqet të shënojë.

06/10/2016 21:31

Pjesa e parë: Kosova 0-3 Kroacia

Mbyllet pjesa e parë. Kosova është në disavantazh prej tre golash.

Mario Mandzukic ishte njeriu i 45 minutave të para duke shënuar het-trik.

Kosova i pati disa raste shumë të mira, dy prej tyre vetëm me portierin, por mungoi konkretizimi.

06/10/2016 21:27

42’ Zeneli në një rast fantastik, por gjuan përmbi portë.

06/10/2016 21:26

Goli i tretë dhe festa e kroatëve në fotografi

kroat1 kroat

06/10/2016 21:24

38’ Një rast që nuk duhej humbur. Celina i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë.

06/10/2016 21:20

Het-trik nga Mandzukic

35’ Mario Mandzukic e ka shënuar edhe golin e tretë kundër Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në “Loro Boriçi”.

06/10/2016 21:19

34’ Përsëri një situatë e rrezikshme e krijuar nga lojtarët e Kosovës, por finalizimi sërish nuk ishte i duhuri.

06/10/2016 21:11

Goli i dytë dhe festa e Mandzukic në fotografi

mandz

man2

man1

man4

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori