LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli nuk është kontaktuar për skandalin e montimit

Liverpooli nuk është kontaktuar për skandalin e montimit

Gjiganti anglez, Liverpool, ka konfirmuar se nuk është kontaktuar nga Europoli, për akuzat e këtyre të fundit ndaj klubit nga Anfield se ndeshja ndaj Debrecenit në Ligën e Kampionëve mund të kishte qenë e manipuluar.

Gazeta daneze, Ekstra Bladet, pohon se në vitin 2009 ndeshja e zhvilluar në Anfield ishte prej sfidave të hetuara nga Europoli dhe që ende dyshohet të ketë qenë e manipuluar.

Por, një zëdhënës i pesë herë kampionit të Evropës i ka thënë Goal se as Europoli e as UEFA nuk ka kontaktuar klubin.


Portieri serb, Vukasin Pleksic besohet të ketë pranuar shuma të mëdha të hollash nga organizata kriminale me bazë në Azi për të pranuar më shumë se tre gola në sfidën që përfundoi me rezultat 1-0.

Liverpooli nuk ka të bëjë me këto akuza, por kujtojmë se portieri serb i lartpërmendur është dënuar edhe një herë për fiksim ndeshjesh dhe atë në sfidën tjetër të Ligës së Kampionëve ndaj Fiorentinës që përfundoi me rezultat 4-3.

Europoli ka bërë të ditur se është duke hetuar 380 ndeshje për manipulim të rezultateve, në 15 vende të ndryshme të kampionateve më elitare botërore.

/Telegrafi/