LAJMI I FUNDIT:

Llorente: Largohem me ndërgjegje të pastër

Llorente: Largohem me ndërgjegje të pastër

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka thënë se ai do të largohet nga klubi bask në fund të sezonit me ndërgjegje të pastër.

”Situata në të cilën gjendem është ende shumë e vështirë. Shumë njerëz janë me mua dhe më duan, por disa të tjerë duan që të largohem sa më shpejtë nga klubi”.

”Të kaloj nëpër këtë situatë pas kaq shumë vitesh këtu është e vështirë. Jam munduar të bëj gjithçka që bordi të jetë i kënaqur, por si duket kjo nuk ka funksionuar”.


”Unë e kam ndërgjegjen e pastër. Po mundohem të mësoj nga gjithçka që më ka ndodhur dhe shpresoj që kjo të më bëj më të fortë”, ka thënë Llorente për AS. /Telegrafi/