LAJMI I FUNDIT:

Llorente i thotë ‘po’ Lazios

Llorente i thotë ‘po’ Lazios

Fernando Llorente thuhet se i ka dhënë ‘po’ lëvizjes për t’u bashkuar me Lazion dhe trajneri e tyre të ri Marcelo Bielsa.

Sipas gazetës Il Tempo, sulmuesi spanjoll ka rënë dakord për transferimin e tij nga Sevilla, vetëm një vit pas largimit nga Juventusi si një lojtar i lirë.


Megjithatë, çështje mbetet marrëveshja mbi pagën dhe kushtet personale.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kjo pasi, është raportuar se Llorente fiton pothuajse 4 milionë euro në sezon në Sevilla, por Lazio janë duke ofruar një kontratë tre-vjeçare me vlerë të kontratës prej 2.5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi spanjoll shihet si zëvendësues ideal i të larguarit Miroslav Klose, i cili është në mëdyshje, të pensionohet apo të luaj edhe një sezon përtej oqeanit. /Telegrafi/