LAJMI I FUNDIT:

Lobimi i presidentit, pa rezultate

Lobimi i presidentit, pa rezultate

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po paralajmëron njohje të reja për Kosovën, ndonëse kishte dështuar të sillte sa ishte ministër i Punëve të Jashtme. Për analistët dhe opozitën lobimi i Thaçit nuk do të sjellë rezultate, pasi këtë ai e bën vetëm për imazhin e tij

Hashim Thaçi për një vit e gjysmë sa mbajti postin e ministrit të Punëve të Jashtme dështoi të sjellë njohje për vendin e madje u tregua i ngathët edhe në anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare.


Tani Thaçi në postin e presidentit po lobon për të sjellë njohje të reja, gjë të cilën nuk e kishte bërë sa ishte kryediplomat, shkruan “Zëri”.

Këtë lobim analistët dhe deputetët opozitarë po e shohin më shumë si “ekskursion subjektiv” sesa përpjekje për të sjellë njohje.

Në kohën sa Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e Isa Mustafës erdhi vetëm një njohje nga një shtet i pranuar në OKB, Antigua dhe Barbuda, më 20 maj 2015 dhe një shtet tjetër joanëtar i OKB-së, Niue.

Madje ky ishte viti kur Kosova pati më së paku njohje nga viti 2008, kur edhe shpalli pavarësinë. Përveç kësaj, në kohën sa Thaçi ishte kryediplomat Kosova dështoi të anëtarësohej edhe në UNESCO, për të cilën ish-ministri Thaçi, tash president, ishte i bindur për një rezultat pozitiv. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Pas takimit me Bislimin në Bruksel, Petkoviq: Bisedime të vështira dhe të tensionuara

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Kalo në kategori