LAJMI I FUNDIT:

Lobon për asociacionin

Lobon për asociacionin

Hashim Thaçi duket se beson se çështje e veriut do të mbyllet brenda pak ditësh. Të martën, kryeministri ka treguar se gjithçka finalizohet me 4 mars në Bruksel, ku të dyja palët do të arrijnë marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë për “Express” se në këtë asociacion mund të përfshihen edhe komunat joveriore.

Në takimin e fundit mes Hashim Thaçit dhe Ivica Dacicit është thënë se ka pasur progres, por nuk është prezantuar ndonjë marrëveshje. As ndërmjetësuesja e takimit, Baronesha Chatherine Ashton, nuk ka treguar ndonjë marrëveshjes vetëm se ka paralajmëruar se më 4 mars do të ketë progres.


Sidoqoftë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka treguar se Qeveria e Kosovës synon që në Asociacionin e Komunave veriore do të futen edhe komunat e tjera në jug të Kosovës.

“Qëllimi ynë është që të gjitha komunat të jenë në asociacion”, ka thënë Kuçi për “Express”.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë thënë se krijimi i një asociacioni të tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Madje, zyrtarët e Vetëvendosjes kanë paralajmëruar se po përgatitet bosnjizimi i Kosovës me koncesionet që janë duke u bërë në Bruksel.

Sikurse herëve të tjera, edhe të martën Presidentja Jahjaga i ka dhënë mbështetje të plotë dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo theksoi se dialogu po dëshmohet si e vetmja mënyrë e suksesshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane, dhe se të gjitha marrëveshjet që po arrihen janë sipas standardeve dhe normave më të larta evropiane dhe në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës, të sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe të ingerencave të pushtetit në të gjithë territorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë, shefi i Qeverisë ka shkuar edhe në partinë e tij për të njoftuar për dialogun me Beogradin.

Po ashtu, zgjedhjet në katër komunat veriore pritet të mbahen më së largu në vjeshtën e këtij viti, nën organizmin e OSBE-së.

Sipas kryeministrit, në veri do të mbahen zgjedhjet e lira “sipas ligjeve të Kosovës në katër komuna në veri, me organizmin dhe menaxhimin e OSBE-së, më së largu në vjeshtë të këtij viti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori