LAJMI I FUNDIT:

Longoria urren të qëndrojë vetëm

Longoria urren të qëndrojë vetëm

Aktorja Eva Longoria po jeton në shtëpinë e saj në West Hollywood me disa shoqe, sepse urren të qëndrojë vetëm.

Ish-ylli i serialit “Desperate Housewives” është rritur me tri motra, prandaj preferon të ketë shumë njerëz rreth saj.

“Nëna ma ka dhënë një këshillë që gjithmonë e mbaj me vete. Mos harro se nga vjen. Jam rritur me tri motra dhe më pëlqen një shtëpi e mbushur”.


“Unë në fakt jetoj në një ‘konvikt studentesh’ në West Hollywood me shoqe”, ka treguar 37-vjeçarja për Cosmopolitan for Latinas. /Telegrafi/