LAJMI I FUNDIT:

Lovren ka disa fjalë për tifozët e Liverpoolit

Lovren ka disa fjalë për tifozët e Liverpoolit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka falënderuar fansat për atmosferën e krijuar mbrëmë në Anfield Road, që ishte një nga arsyet sipas tij që ndikoi në performancën e lojtarëve.

Liverpooli mbrëmë siguroi kualifikimin në finale të Europa Ligës, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat bindës prej 3-0, transmeton Koha.net.

“Ishte një ndeshje e bukur. Mendoj se të gjithë e shijuan. Nuk e prisnim këtë rezultat, por besuam nga fillimi në kualifikim. Siç kam thënë edhe para ndeshjes, gjithçka është e mundur në Anfield, është shumë e vështirë për kundërshtarët të luajnë këtu”.


“Lojtari i 12-të, fansat, na ndihmuan shumë, atmosfera ishte e jashtëzakonshme, madje ishte dhe më mirë se kundër Dortmundit. Ishte ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë Lovren për faqen zyrtare.