LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Votuesit fiktiv ende janë problemi kyç, diaspora nuk guxon të fshihet!

LR-PDSH: Votuesit fiktiv ende janë problemi kyç, diaspora nuk guxon të fshihet!

Lëvizja për Reforma PDSH në një komunikatë drejtuar Telegrafi Maqedoni për konferencën e mbajtur sot në lidhje me dallimin e votuesve fiktiv dhe diasporës, ky kategori të ndryshme që edhe më tej trajtohen si e njëjta gjë.

‘Lëvizja për Reforma PDSH në vazhdimësi ka apeluar për vëmendje më të madhe të aktorëve politik shqiptar pjesëmarrës në negociata, për angazhim më të madh dhe mbrojtje të votuesve shqiptar, dhe asesi të bëhen palë me manipuluesit.

Nga procesverbalet e mbledhjeve të KSHZ-së, kemi selektuar dy momente të rëndësishme që kanë ndodhur në muajin Mars dhe Prill të vitit 2016, jo rastësisht do të citojmë pushtetin, ish-deputeten e OBRM-PDUKM-së, aktualisht anëtare e KSHZ-së Silvana Boneva, e cila konfirmon ekzistimin e votuesve fiktiv duke potencuar se: “mbi 300.000 votues janë jokonzistentë dhe nuk gjenden në bazën e të dhënave të institucioneve të kontrolluara”, citat i nxjerur nga procesverbalet e KSHZ-së. Të njëjtën e konfirmon edhe grupi i ekspertëve ndërkombëtar IFES, të cilët në Raportin e tyre kanë potencuar që në Listat e votuesve ekzistojnë 330.558 votues fiktiv, që nuk mund t’i gjejnë në asnjë databazë të institucioneve që kanë kontrolluar. Ky Raport është votuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e KSHZ (gjithsej 9 anëtarë) dhe kjo është e dokumentuar, ndërsa këtë e konfirmon edhe Boneva në një procesverbal tjetër të mbledhjes së KSHZ-së, citojmë: “9 anëtarët e KSHZ-së jemi dakorduar që ky numër duhet të verifikohet”.

Por pas kësaj pason heshtja në KSHZ, për të fshehur manipulimin disavjeçar me Listat zgjedhore, “hidhet në treg” teza për 172.500* votuesit e nënvizuar me yll dhe 40.000 të tjerëve të cilët kryesisht kanë të bëjnë me diasporën shqiptare, për të cilën LR-PDSH vlerëson se nuk ka asgjë kontestuese, dhe nuk mund të ju merret e drejta për votim, që është e garantuar me Kushtetutë’, u tha në konferencën e sotshme të LR-PDSH-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori