LAJMI I FUNDIT:

LSDM e bindur se zgjedhjet do të mbahen më 11 tetor

LSDM e bindur se zgjedhjet do të mbahen më 11 tetor

Një javë para takimit të liderëve në Maqedoni, në të cilin do të vendoset nëse do të ketë apo jo zgjedhje këtë vit, opozita maqedonase është optimiste se votimet do të mbahen më 11 dhjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e LSDM presin që në takimin e 31 gushtit krerët partiak të vlerësojnë se reformat për zgjedhje korrekte janë përmbushur.


“Presim që gjithë reformat për të cilën jemi marrë vesh të përmbushet dhe më 31 gusht të japin pëlqimin se të gjitha kushtet janë plotësuar si ato që kanë të bëjnë me listën zgjedhore ashtu edhe ato që kanë të bëjnë me mediat që më pas të formohet qeveria teknike dhe zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor”, ka deklaruar për Alsat M, Goran Sugarevski nga LSDM.

Ndryshe nga LSDM e cila shprehet optimiste, tre partitë tjera OBRM-PDUKM, BDI dhe PDSH nuk janë prononcuar nëse janë të kënaqur nga përmbushja e reformave. Shumica e obligimeve për të cilat kishin rënë dakord katër partitë gjatë muajit të kaluar tashmë janë plotësuar.

Nesër pritet të kompletohet përbërja e komisionit rregullator për mbikëqyrjen e mediave gjatë fushatës zgjedhore përmes përzgjedhjes së anëtarit të pestë të këtij trupi i cili duhet të jetë shqiptar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori