LAJMI I FUNDIT:

LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor?

LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor?

Gazeta Veçer bën të ditur se java e parë e tetorit është datë e pranueshme për zgjedhje për LSDM. Sipas burimeve partiake jozyrtare, një ofertë e këtillë ka arritur nga “Bihaqka” në bisedimet me faktorin ndërkombëtar dhe OBRM-PDUKM, për tejkalimin e krizës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në pako me zgjedhjet të cilët do të duhej të mbahen në 2 tetor, opozita synon edhe tërheqjen e faljes. Nga ana tjetër, qëndrimi i OBRM-PDUKM nuk ndryshon. Burime të larta nga partia qeverisëse thonë se data e zgjedhjeve nuk është temë e cila mund të gjendet në tavolinën e negociatave, sepse shtyrja e tyre mund të thotë anashkalim i Kushtetutës, pozita me të cilat partia nuk mund të pajtohet.

Vendosja e këtillë e qëndrimeve lë zbrazëtirë të madhe midis partive, i cili sipas ekspertëve, vështirë mund të pritet të tejkalohet.
Mbrëmë partia opozitare përmes mediave e afërta me të ka shpërndarë informata që deri nesër pritet të ketë marrëveshje përfundimtare sipas të cilës do të pranoheshin të gjithë kërkesat e Zaev, respektivisht do të tërhiqej falja, do të thirrej Kuvendi, ndërsa zgjedhjet do të ishin mbajtur në mesin e vjeshtës.

Sipas ekspertëve, me veprime të këtilla, LSDM-ja është duke ngritur pozicione në prag të intensifikimit plotësues të bisedimeve, të cilat duhet të përfundojnë me një takim liderësh.

Në të gjithë këtë situatë, ekspertët thonë se rëndësi fiton BDI-ja, nga vendimi i së cilës, do të varen zgjedhjet e 5 qershorit. Një situatë më të qartë do të kemi sot, kur edhe përfundon afati i paraqitjes së listave të komisioneve zgjedhore. Ato parti që nuk do të paraqesin listë me emra, ato parti kuptohet se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori