LAJMI I FUNDIT:

Luan Mulliqi mysafir në Galerinë e Vjenës

Luan Mulliqi mysafir në Galerinë e Vjenës

Luan Mulliqi do të ekspozojë veprat e tij artistike në Vienë, me ftesë të vet Galerisë së Vjenës, ku edhe do të promovohet libri biografik i tij.

Me datën 5 dhjetor 2012 në Vjenë do të bëhet promovimi i librit “Mulliqi, një skulptor i madh”. Libri i është kushtuar jetës dhe veprës së Luan Mulliqit dhe është shkruar nga austriaku Prof. Dr. Johann Gunther.

Ndërsa më datën 6 dhjetor me ftesë te Galerisë Koko të Vjenës hapet ekspozita personale e skulptorit tonë të mirënjohur, i cili prezantohet me 20 skulptura të bronzit nga cikli “Balerinat”, që simbolizojnë ngritjen dhe zhvillimin e shoqërisë sonë.


Pas ekspozitës në Vjenë, Mulliqi vazhdon rrugëtimin në Stokholm dhe Paris. /Telegrafi/