LAJMI I FUNDIT:

Lufta e korrupsionit në industrinë nxjerrëse

Lufta e korrupsionit në industrinë nxjerrëse

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë (UNDP), sot organizon tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet”.

Në këtë tryezë do të prezentohet raporti mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë nxjerrëse në vend. Raporti ka identifikuar pikat e rrezikshmërisë së industrisë së nxjerrëse në vend, në të cilat korrupsioni ka hapësirë të zhvillohet. Raporti po ashtu jep rekomandime se çfarë masa duhet të ndërmerren për të adresuar pikat që janë me rrezikshmëri të lartë për korrupsion.


Në panel do të jenë Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, dhe Patrick Etienne, drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe OJQ të ndryshme.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të projektit anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Projekt anti-korrupsion i UND P-së (SAEK) mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA)./Telegrafi/