LAJMI I FUNDIT:

Lufta në ‘distancë’ për Demarkacionin

Lufta në ‘distancë’ për Demarkacionin

Në mungesë të dialogut pushtetarët dhe opozitarët janë duke zhvilluar “luftë nga distanca” për demarkacionin me Malin e Zi. Pushteti dhe opozita po i shfrytëzojnë mediet dhe rrjetet sociale për të bërë thirrje për votim, respektivisht mosvotim të Demarkacionit.

Polemikat për dhe kundër Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi ndërmjet pushtetit dhe opozitës po zhvillohen përmes prononcimeve në medie apo në rrjetet sociale, shkruan “Zëri”.


Krerët institucionalë thonë se ratifikimi i Demarkacionit ia hap Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike. Ata gjithashtu nuk e fshehin frikën për përshkallëzim të situatës politike. Ndërsa opozitarët thonë se koalicioni qeverisës është në panik dhe se po u bën presion deputetëve për ta votuar Demarkacionin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi paraqet një obligim shtetëror për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është në interesin e shtetit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

“Nuk ka shpëtim, Demarkacioni do të kalojë.

Është marrëveshje e saktë, marrëveshje e drejtë dhe në interesin e dyanshëm. Po ashtu është në interesin e konsolidimit të shtetit tonë, është edhe në interes të frymës dhe të agjendës euroatlantike për domosdoshmërinë edhe të liberalizimit të vizave, edhe të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori