LAJMI I FUNDIT:

Lufta për pushtet në qiell: Rusët prezantojnë për herë të parë superluftaraken e tyre (Video)

Lufta për pushtet në qiell: Rusët prezantojnë për herë të parë superluftaraken e tyre (Video)

Për nder të ditës së aviacionit rus, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar për herë të parë regjistrimet e superavionit të gjeneratës së pestë të PAK FA T 50.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria ka publikuar incizimin që tregon PAK FA T-50 në aksion me MIG-29KUB dhe Su-35S.


Edhe pse T-50 shihet në vetëm disa momente, është e mjaftueshme për të parë se çfarë kamuflazhe kanë zgjedhur inxhinierët rusë për modelin që forcat ajrore ruse besojnë se është krenaria e tyre.

Bombarduesi i ri rus është zhvilluar në fshehtësi të madhe në kuadër të modernizimit të forcave të armatosura të vendit, i projektuar si një konkurrues i luftarakëve amerikanë të gjeneratës së pestë F-22 Raptor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan i tillë kushton 50 milionë dollarë, duke e bërë atë shumë më pak të shtrenjtë në krahasim me modelin amerikan F-22 i cili kushtoi 339 milionë; ose F-35, i cili kushton 178 milionë dollarë.

Siç thuhet, aftësia për të fluturuar me shpejtësi supersonike dhe specifika tjera, i krijojnë një avantazh të madh në betejën për supremaci në hapësirën ajrore.

Testin e parë të suksesshëm, modeli e ka kaluar në vitin 2010, shtohet më tej ndërsa thuhet se plani është që deri në vitin 2016 ai të jetë pjesë integrale e aviacionit rus. /Telegrafi/