LAJMI I FUNDIT:

Luftë mediale mes Alketa Vejsiut dhe Iva Tiços

Luftë mediale mes Alketa Vejsiut dhe Iva Tiços

Iva Tiço dhe Alketa Vejsiu janë përballur me një zënkë të keqe, për një intervistë të zhvilluar nga Alketa Vejsiu.

I gjithë problemi filloi kur gazetarja Tiço, publikoi një shkrim në revistën Mapo në Shqipëri, për intervistën e zhvilluar nga Alketa me ikonën e muzikës Vaçe Zela, ku sipas saj e gjithë intervista ishte ‘boshe’.

“Sikur Vaçe Zelën ta kishte intervistuar një gazetar, ne do të kishim sot një intervistë të këngëtares së madhe, të fundit dhe ndoshta të vetmen prej saj. Por në fakt këtë intervistë nuk e kemi”, ka shkruar Iva Tiço.


Kjo intervistë është realizuar nga Alketa në vitin 2005, kur ajo drejtonte emisionin “100 Këngët e Shekullit”.
Ndër shumë kritika, Tiço ka shtuar: ”Nuk është vetëm problemi i Alketës ky, sepse ajo është një nga të shumtat ‘ikona’ të televizioneve të sotme, ku bërja e një interviste është gjëja më e thjeshtë në botë. Është një nga të shumtat pët të cilat problemi kryesor është gjetja e dikujt, e një personazhi për të vënë përballë, për ta intervistuar, dhe pastaj gjetja e veshjes dhe kombinimi i saj me krehjen. Duke harruar qëllimin kryesor të intervistës, pra pyetjet, fjalën”.

Kundërpërgjigja i Alketës ka qenë i menjëhershëm, me një qetësi në fjalët që përdori ajo.

“Ka të drejtë të gjykojë gjithkë për gjithçka. Do ta vlerësoja nëse do të ishte kritike konstruktive, por ç’ti bësh që vërtitet rreth të njëjtës temë. Alketa bën gazetaren e dështuar, Alketa s’pranon skenarët e askujt, Alketa dështon me “ X Factor”, madje Alketa pret fëmijën e tretë etj etj..Por që do hidhte baltë dhe mbi një intervistë me Vaçe Zelën që unë e pata privilegjin ta takoja 19 vjeç, kur drejtoja “Këngën e Shekullit” këtë s’ma kish marrë mendja”, ka shkruar Alketa në faqen e saj në Facebook.

Ky sherr ka vazhuar edhe me goditje tjera për profesionin që kinse Alketa nuk di ta bëjë si duhet, ndërsa mbetet të shihet nëse bukuroshja do të influencohet nga kritikat e kolegëve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori