LAJMI I FUNDIT:

“Luftë” për 2-shin e PDK-së: Ja si u përplasën Kuçi me Hoxhajn për këtë pozitë!

“Luftë” për 2-shin e PDK-së: Ja si u përplasën Kuçi me Hoxhajn për këtë pozitë!

Pas largimit të Hashim Thaçit nga Partia Demokratike e Kosovës ka filluar një luftë e ashpër në partinë më të madhe në vend, se kush do ta zë pozitën e njeriut të dytë në parti dhe në qeveri. Emri i Hajredin Kuçit po përmendet në të dyja rastet.

Njeriu më i afërt i Hashim Thaçit, Hajredin Kuçi përpos që në garë për postin e zëvendëskryeminstrit të vendit, e ka një kundërkandidat shumë të fortë, biznesmenin dhe deputetin e PDK-së, Ramiz Kelmendi, ai edhe në garën për dytin e partisë e ka një kundërkandidat shumë të fortë, e ai është Enver Hoxhaj.


Kështu kanë theksuar burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, madje ka një luftë shumë të ashpër të dyshes Kuçi- Hoxhaj për t’ia zënë “vendin” e deri tashëm, Kadri Veselit, i cili pritet të zgjedhet në postin e kryetarit të PDK-së në fillim të muajit tjetër.

“Në luftën për të dytin e partisë ka pasur një luftë shumë të ashpër. Kuçi e Hoxhaj janë duke bërë luftë se kush do të jetë në atë post”,ka theksuar ky burim.

Merret vesh se ka pasur përplasje dhe akuza ndërmjet Kuçit e Hoxhajt.

“Hoxhaj e ka akuzuar Kuçin që ai po e lëshon Ministrinë e Drejtësisë që të vij në postin e zëvendëskryeministrit si dhe ta zërë edhe vendin e Kadri Veselit në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së”, thekson ky burim.

Ndërkaq, merret vesh Kuçi i ishte përgjigjur akuzave të Hoxhajt se ai është i gatshëm që të tërhiqet, por se sipas tij, është kërkesë jo vetëm brenda PDK-së, por edhe e ndërkombëtarëve që ai të mbetet në qeveri.

Mësohet se Kadri Veseli ende nuk ka marrë vendim se cilin prej dyshes Kuçi apo Hoxhaj të jetë zëvendësi i tij kryesor.

Megjithatë, nëpër mbledhjet e forumeve partiake, shihet një afërsi më e madhe e Kadri Veselit me Enver Hoxhajn.

Zyrtarisht, askush nga PDK nuk ka pranuar të flas për këtë përplasje brenda partisë më të madhe në vend. /Gazetablic/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori