Një veteran i luftës në Afganistan, po i përdorë rrjetet sociale për ta dokumentuar luftën e tij kundër ISIS-it.
Ushtari i cili njihet me emrin “Mike”, po e bën një luftë të pavarur kundër Shtetit Islamik. Përderisa identiteti i tij i vërtetë mbetet anonim, luftëtari norvegjez ka shkuar në Norvegji si refugjat në moshë të re gjatë viteve të 1980-ta, dhe pas shërbimit në forcat norvegjeze në Afganistan, ai ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, Irak, shkruan Daily Caller, transmeton Telegrafi.
“Kur e kemi përzënë Shtetin Islamik nga Mosul, kjo e ka shënuar vdekjen e terroristëve islamik në Irak”, ka thënë ai për Dagbladet, portal norvegjez. Qyteti i Mosulit në Irakun verior për momentin është nën mbikëqyrjen e forcave anti-ISIS.
Duke luftuar përgjatë Peshmerga si vullnetar, veterani i luftës së Afganistanit i përdorë rrjetet sociale si Liveleak dhe Instagram, për të kërkuar financim përmes ueb faqes së tij për të paguar për paisje të ndryshme, udhëtime dhe shpenzime të jetesës, pasi që ai lufton i pavarur kundër grupit ekstremist.
Mike është pjesë e numrit në rritje të veteranëve ushtarak që po udhëtojnë në Irak dhe Siri, për t’ju bashkuar luftës kundër ISIS-it.
Faqja e Instagram-it të Mike, përmban fotografi të përditshme të luftëtarit duke pozuar afër militantëve të kapur të ISIS-it, video të betejave dhe fotografi të shumta të luftëtarëve të vdekur të Shtetit Islamik.
Përderisa lufta kundër ISIS-it po shpërndahet nga fushëbetejat e Irakut dhe Sirisë, e deri tek platformat e rrjeteve sociale si Instagram, Twitter, YouTube etj, nuk është befasues fakti që kundërshtarët e grupit ekstremist kanë filluar luftën e tyre edhe online. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Tre pozicione të sigurta gjumi për gratë shtatzëna
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën