LAJMI I FUNDIT:

Luftoni infeksionet dhe lodhjen përmes frutit të fikut

Luftoni infeksionet dhe lodhjen përmes frutit të fikut

Përveç sasisë së madhe të sheqerit që e bën atë frutin ideal kundër lodhjes, fiku është i pasur me proteina, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C.

Fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë duhet të merrni dhjetë kokrra fiq, t’i futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës.


Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët, transmeton KP.

Fiqtë mund të përdoren edhe për të luftuar infeksione të ndryshme si të ftohtit dhe dhimbjet e fytit.

Në këto raste 10 fiq duhen futur në një litër qumësht të nxehtë, dhe pasi të jenë lënë për 15 minuta, duhet ta pini qumështin dhe të hani disa kokrra fiq.

Fiqtë shërbejnë gjithashtu për të parandaluar kancerin, atakun në zemër, aneminë, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë për të kuruar diabetin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori