LAJMI I FUNDIT:

“Lugina e Diellit”, lagje ilegale dhe poshtërim i shtetit të Kosovës

“Lugina e Diellit”, lagje ilegale dhe poshtërim i shtetit të Kosovës

Ndërtimi i vendbanimit të ashtuquajtur “Lugina e Diellit” në Veri të Mitrovicës, ka nxitur pakënaqësi të mëdha tek shqiptarët e asaj pjese.

Madje shqiptarët e jugut, si dhe ata të veriut të Mitrovicës dhe të komunave Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq kanë paralajmëruar protesta për të parandaluar ndërtimin e këtij vendbanimi që po konsiderohet si projekti më i madh që ka financuar Serbia në Kosovë pas luftës.

E në rast se vazhdon ndërtimi i këtij vendbanimi të ashtuquajtur “Lugina e Diellit”, rrezikon që situata të eskalojë dhe marrëdhëniet ndëretnike të përkeqësohen edhe më shumë.

Kështu të paktën ka vlerësuar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka thënë për Telegrafin se qeveria duhet ta pengojë ndërtimin ilegal të kësaj lagjeje.

“Qeveria duhet të tregohet e vendosur që në çfarëdo mënyre të pengojë ndërtimin ilegal të kësaj lagjeje. Mijëra banorë shqiptarë të veriut të vendit janë dëbuar nga pronat e tyre dhe nuk mund të kthehen atje, ndërkohë që për serbët e kthyer ndërtohet një lagje e tërë. Duke i përdor të gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion, shteti duhet të ndërmarrë masat e nevojshme”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka theksuar më pas se nëse u dashka që për serbët të ndërtohet një lagje, atëherë pse nuk u dashka që të gjithë shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre?

I pyetur se a do të duhej që kjo çështje të jetë temë diskutimi në dialogun Prishtinë-Beograd që mbahet në Bruksel, Mushkolaj ka theksuar se kjo çështje nuk ka çfarë të diskutohet në Bruksel.

“Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe me të duhet të merren institucionet kosovare. Përndryshe, është e turpshme të flitet për sovranitet e integritet të të gjithë territorit të Kosovës”, u shpreh ai.

Ndërkaq për njohësin e çështjeve të sigurisë, Burim Ramadanin ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” nënkupton poshtërimin e shtetit të Kosovës.

“Protestat e qytetarëve mund të vijnë për shkak të mosveprimit të Qeverisë. Në fakt, publiku nuk ka parë as më të voglin veprim të Qeverisë në këtë çështje. Unë pyes: ku e ka Qeveria Policinë? Ku e ka FIT-in? Kolonia e re në veri të Kosovës duhet të ndalet me fuqinë e zbatimit të ligjit. Kjo nuk është vetëm një ndërhyrje e thjeshtë e Serbisë, por është një poshtërim i shtetit të Kosovës”, ka thënë Ramadani.

Ai ka shtuar se qeveria e ka obligim të mos lejojë poshtërimin e shtetit, dhe se qasja e saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse: nga sundimi i ligjit, në investime ekonomike, infrastrukturore etj.

Po ashtu edhe Ramadani sikurse Mushkolaj ka potencuar se kjo çështje nuk duhet të diskutohet në Bruksel.

“Kjo temë duhet të zhbëhet dhe të mos ekzistojë. Kosova vet duhet të investojë në veri, edhe në ndërtim shtëpish, edhe në çështje tjera. Sa i përket rrezikut të sigurisë, unë pres që kjo temë të tensionojë gjendjen dhe kështu të ndikojë në sfidimin e sigurisë”, u shpreh Ramadani.

Ndërkaq në komunën që  Agim Bahtiri, thonë se nuk kanë njohuri që banorët e kësaj pjese do të organizojnë protestë  lidhur me ndërtimin e vendbanimit serb “Lugina e Diellit”.

“Lokacioni ku parashihet të ndërtohet ky vendbanim i takon komunës së Zveçanit, që administrohet nga serbët. Kjo do të thotë se komuna e Mitrovicës  dhe asnjë komunë tjetër nuk ka kurrfarë kompetencash që të përzihet në territorin e ndonjë komune tjetër. Mirëpo, meqë ndërtimi i këtij vendbanimi ka nxit reagimin e qytetarëve të komunës së Mitrovicës në pjesën jugore të qytetit, kryetari i komunës Agim Bahtiri dhe institucionet tjera komunale i kuptojnë këto shqetësime të qytetarëve dhe në momentin që do të kenë njohuri për organizimin e protestës, do të bisedojnë me organizatorët në mënyrë që protestat të jenë dinjitoze, të mos ketë probleme dhe që situata të mos dalë jashtë kontrollit”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës, Blerina Haxhi-Kastrati.

Ajo ka shtuar se për lejimin apo mos lejimin e ndërtimit të këtij vendbanimi, një gjë e tillë varet nga ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës, e jo nga komuna e Mitrovicës, pasi që kjo nuk ka kurrfarë kompetencash për të ndërhy në punët e një komune tjetër.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje sa i përket kësaj çështje edhe nga Qeveria e Kosovës mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

“Lugina e Diellit” është projekt serb për siç thonë zyrtarët e Beogradit, kthimin e 1500 serbëve të shpërngulur në Mitrovicën Veriore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori