LAJMI I FUNDIT:

Lugina mund t’i kapë sërish armët

Lugina mund t’i kapë sërish armët

Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës tërheqin vërejtjen se përfundimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po e lë pa e zgjidhur edhe problemin e shqiptarëve atje. Lideri i LPD-së dhe ish-drejtori politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, ka thënë se Kosovës do t’i kushtojë shumë mosinteresimi për këtë pjesë të shqiptarëve.

“Kërkesat tona janë që problemet të zgjidhen ën pajtim me të drejtat që u jepen serbëve në veri. Ne nuk po kërkojmë ndonjë gjë më shumë por së paku të trajtohemi njëjtë”, ka thënë ai.

Musliu gjatë një interviste për "Tribunën", e ka përshkruar gjendjen në Luginë si tejet alarmante. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që shqiptarët të riarmatosen nëse nuk ka përmirësim të gjendjes.


“Nëse fillojnë vrasjet, dëbimet atëherë nuk mbetet rrugë tjetër në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.”, ka vlerësuar Musliu. Ai nuk sheh rrugë tjetër për veriun pos autonomisë për serbët. Por, edhe kjo sipas tij nuk do t’i kënaqë apetitet e Beogradit.

Musliu ka bërë të ditur së qytetarët dhe politika në Preshevë, nuk dinë ende asgjë as për fatin e lapidarit që ishte larguar dhunshëm më 20 janar nga forcat serbe. /Telegrafi/