LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Edhe PDK-ja nëse e ka uzurpuar pronën do të largohet

Lumezi: Edhe PDK-ja nëse e ka uzurpuar pronën do të largohet

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi tha të premten pas aksionit policor për lirimin e pronave të uzurpuar tha se ka informacione se objekti ku është momentalisht selia e Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë në një kontest gjyqësor dhe nëse konstatohet se ka qenë pjesë e uzurpimit, atëherë kjo parti do të largohet.

Lumezi në konferencën për media tha se lidhur me këto aksione nuk do të ketë persona të fuqishëm apo persona të politikës, por do të veprojnë në bazë të fakteve, pa përjashtim.


Ndryshe, vlera e sekuestrimit sot në Prishtinë dhe Ferizaj u tha se është 8 milionë euro. /Telegrafi/