LAJMI I FUNDIT:

Lumia 650 tani për veç 99 funta!

Lumia 650 tani për veç 99 funta!

Microsoft Lumia 650 ka zbritur në çmim dhe tani shitet për vetëm 99 funta në Britani të Madhe. Pajisja është e listuar me vlerën prej 109 funtave në dyqanin e Microsoft mirëpo dyqani britanez Argos është duke e ofruar atë për vetëm 99 funta.

E njejta kompani në Irlandë është duke e shitur Lumia 650 për 119 euro që i bie të jetë më lirë se çmimi në dyqanin e Microsoft.

Kjo pajisje ka ekran OLED prej 5 inçëve me rezolucione HD prej 1280×720 piksel dhe procesorin katër bërthamësh prej 1.3 GHz.

Specifikat tjera të Lumia 650 përfshijnë RAM memorien prej 1GB, hapësirën ruajtëse prej 16GB, kartelën microSD dhe kamerat prej 5 dhe 8 MP.

Detajet tjera mbi Lumia 650 mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Microsoft.