Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri ka thënë se ideja e Kryetarit të PDK-së për zgjedhje të reja, nuk është e qëlluar dhe as nuk përkrahet nga Partia e Isa Mustafës.
Haziri ka thënë se ide të tilla janë deklarata dhe lëvizje interesante të udhëheqjes së PDK-së. Ky zyrtar i LDK-së dyshon se PDK s’ka punuar seriozisht për çështjen e demarkacionit kur po lëshon akuza në këtë kohë.
Lutfi Haziri po thotë se ideja për zgjedhje të reja nuk është rrugëdalje për situatën aktuale politike por LDK e PDK duhet të fokusohen te zgjidhja e problemeve me demarkacionin, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e ekonomik.
Kjo është përgjigja e Nënkryetarit të LDK-së, naj paralajmërimit të Shefit të PDK-së, Kadri Veseli, se me një marrëveshje pozitë-opozitë mund të shkohet në zgjedhje të reja si kthim në normalitet.
Sidoqoftë, Haziri i ka quajtur interesante deklaratat dhe pozicionin e ri të Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ka thënë se koalicioni me PDK-në s’ishte bërë bazuar në problemet me demarkacion e asociacion.
“Si Nënkryetar i LDK-së mund të them se është një deklaratë interesante dhe lëvizje interesante politike në të njëjtën kohë. Sepse marrëveshja e koalicionit, apo koalicioni i ‘Elefantëve’ nuk është lidhur mbi parimin e kalimit të demarkacionit apo asociacionit. Marrëveshja është lidhur për një mandat qeverisës, që merr për obligim rritjen ekonomike, përmirësimin e kushteve dhe jetës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri, të shtunën, për Gazetën Express.
Sipas tij, Kadri Veseli ka tentuar që përmes propozimit për zgjedhje të reja me marrëveshje t’iu japë zgjidhje dy problemeve të ngritura nga Opozita
“Unë nuk mendoj se zgjedhjet e reja janë zgjidhje. As zgjidhje e këtyre dy çështjeve që lidhet me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe me Shoqatën e Komunave Serbe”, ka propozuar Haziri.
Haziri është përgjigjur Veselit edhe sa i përket dështimit të Qeverisë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Haziri e ka quajtur këtë asociacion si Shoqatë dhe ka thënë se Gjykata Kushtetuese vetëm e ke ‘krehur’ marrëveshjen dhe jo ndryshuar.
Në këtë situatë, Kryetari i Gjilanit ka thënë se në procesin e demarkacionit ‘gjoja’ kanë punuar të gjithë se bashku dhe se dështimi është i gjithë koalicionit e jo vetëm i një individi.
“Sa i përket demarkacionit, duhet të ketë një konsensus sa më të gjërë. Gjoja deri më sot është punuar bashkërisht, edhe pse Lista Srpska e ka pasur një qëndrim kritik, mirëpo asnjëherë nuk janë deklaruar kundër votimit”, ka shtuar ai.
Por, kush mund ta çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme?
Lutfi Haziri thotë se PDK e vetme s’mund të bëjë një gjë të tillë.
“Vetëm PDK s’mund ta çojë vendin në zgjedhje. Kreu i PDK-së po lyp marrëveshje me partitë politike. Edhe thotë nëse arrihet një marrëveshje me partitë politike dhe aludon më shumë te opozita. Sa i përket LDK’së, ne mendojmë, se zgjedhjet nuk janë rrugëdalja nga situata aktuale”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për herë të parë ia ka përmendur LDK-së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.
Këtë ide, Veseli e ka thënë në një intervistë në “Kohën Ditore”, ku ka numëruar dështimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.
Dështimi i parë i Qeverisë, sipas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bëri me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Dështimi i dytë, sipas tij, është pamundësia e koalicionit për të ratifikuar në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë situatë, Veseli ka përmendur zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.
“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklaruar ai.
Deri më tash, udhëheqësit e PDK’së dhe LDK’së janë kursyer në akuza të ndërsjellta lidhur me punën në Qeveri e Kuvend. /Express/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj