LAJMI I FUNDIT:

LVV: RTK i mohoi Visar Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’

LVV: RTK i mohoi Visar Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një konference për medie, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ku sipas drejtuesve të kësaj partie, RTK është kapur nga klani Pronto, dhe veçanërisht me veprimet e fundit të Menaxhmentit të televizionit publik.

Nënkryetari i parë i kësaj partie, Dardan Sejdiu, dhe deputetja e nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, përveç se folën për gjendjen e rëndë të transmetuesit publik RTK, kërkuan reagim nga asociacionet dhe organizatat e shoqërisë civile, në lidhje me padrejtësitë e këtij mediumi ndaj opozitës, pasi që ditëve të fundit iu mohua e drejta e paraqitjes kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymerit.


Sejdiu tregoi se RTK i mohoi Ymerit paraqitjen në emisionin ‘Debat’ të Ridvan Berishës, ndonëse fillimisht kryeredaktori Xhymret Veliu ishte përgjigjur pozitivisht për zyrën e mediave të VV.

Ai tha se kjo ishte ndërhyrje e menaxhmentit të RTK-së, që kishte marrë këtë vendim “për shkak të gjuhës kritike ndaj RTK-së nga ana e VV”.

“Pasi ishin realizuar disa intervista me radhë në RTK me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin, kryeredaktori i këtij medium, Xhymret Veliu para një jave iu përgjigj pozitivisht kërkesës së drejtuesit të zyrës sonë për medie, që të realizohej edhe një intervistë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Intervistat ishte e caktuar që të realizohet sot, pra ditë e premte dhe për këtë zyra e mediave e Lëvizjes Vetëvendosje ishte marrë vesh edhe me autorin e emisionit ‘Debat’ të Ridvan Berishës. Sot zyra për medie e LVV u njoftua që kjo intervistë nuk do të realizohet, ngase menaxhmenti i RTK-së ka vendosur që, po citoi: për shkak të gjuhës kritike të LVV ndaj RTK-së subjektit tonë do t’i mohohet e drejta që të paraqes qëndrimet tona në këtë televizion publik”, theksoi Sejdiu.

Ai tha se ky vendim dëshmon edhe një herë se deklaratat e VV-së janë të vërteta.

Sipas tij, fatkeqësisht RTK është kapur nga Qeveria dhe klani Pronto dhe për më shumë është shndërruar në televizion që mbron krimin e organizuar qeveritar në Kosovë.

Ai po ashtu ftoi organizatat e shoqërisë civile dhe asociacionet që të reagojnë ndaj këtij rasti.

Kritika të ngjashme kishte edhe në fjalën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila përmendi rastin e sulmit me bombë në RTK, të cilin sulm, RTK e lidhi me Vetëvendosjen, teksa Prokuroria e Policia ende nuk kanë gjetur fajtorët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori