LAJMI I FUNDIT:

Macja ia shpëton jetën pronarit

Macja ia shpëton jetën pronarit

Biznesmeni Victor Bywater ka shpëtuar nga zjarri që kishte përfshirë shtëpinë e tij në Timperley të Mançesterit, falë maces së tij, e cila e ka zgjuar nga gjumi.

50-vjeçari ka qenë duke fjetur kur zjarri e ka kapluar shtëpinë, mirëpo macja e tij ka hipur në shtrat dhe ia ka nxjerrë gjumin. Në këtë mënyrë, ai arriti t’i shmangej më të keqes.

Bywater, baba i dy fëmijëve, por që jetonte vetëm, është dërguar në spitalin Wythenshawe, ku është mjekuar për djegie në kokë dhe thithje të tymit.

Një grupi prej 12 zjarrfikësve u janë dashur dy orë që ta vënë zjarrin nën kontroll. /Telegrafi/