LAJMI I FUNDIT:

Mafia shqiptare ka “pushtuar” Greqinë

Mafia shqiptare ka “pushtuar” Greqinë

Instituti RIMSE në Greqi, duke u bazuar tek raporti i 2012-ës për krimin e organizuar dhe terrorizmin hartuar nga Ministria e Brendshme greke, ka bërë publik studimin mbi grupet dhe familjet mafioze të cilat veprojnë në Greqi.

Sipas raportit të ministrisë së Brendshme greke, mafia shqiptare në Greqi kontrollon 80 për qind të shpërndarjes me pakicë të tregut të heroinës, 50 për qind të tregut të shumicës sa i përket trafikut të marihuanës dhe hashashit, 90 për qind të tregtimit të armëve të paligjshme, transmetojnë mediat.

Sa i përket tregut të prostitucionit, kjo ministri raporton se 50 për qind e tij kontrollohet nga mafia shqiptare dhe po 50 për qind e grabitjeve me armë në shtëpi, dyqane dhe biznese kryhen nga shqiptarët.


Sipas Agjencisë së Sigurimit të Policisë greke, ekziston një klasë e rëndësishme personalitetesh në Greqi, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta me krimin e organizuar shqiptar, gjithashtu ata janë burim për të mbledhur këtë informacion ose për t’u ndërlidhur me shumë rrjete social-politike në Greqi.

Sipas raportit, krimi i organizuar i drejtuar nga shqiptarët në Greqi po përhapet me ritme të shpejta, shpesh me grupime paramilitare të shqiptarëve nga të gjitha trevat. /Telegrafi/