50 Cent lirohet nga spitali
50 Cent është liruar nga spitali, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident automobilistik në New York City të hënën mbrëma. Reperi ishte dërguar në spital pas një aksidenti të rëndë në Long Island të New York Cityt, ku vetura e tij u përplas me një kamion.
Një prej reperëve më të mirë që njeh historia ishte trajtuar për lëndime në shpinë dhe në qafë, ndërsa një zëdhënës i superyllit amerikan ka konfirmuar se ai po bën më mirë.
50 Cent jo rastësisht quhet titani amerikan. Ai në vitin 2000 ishte qëlluar nëntë herë, duke u plagosur në dorë, krah, prapanicë, këmbë, gjoks dhe fytyrë. Njeriu që u supozua se ka qëlluar në Fiftyn, Darryl ‘Hommo’ Baum, ishte vrarë tri javë pas incidentit. /Telegrafi/