Çiljeta: Nuk do ta lija muzikën për asgjë
Çiljeta Xhilaga thotë se kurrë nuk do të heqë dorë nga muzika për asnjë veprimtari tjetër.Këngëtarja nga Shqipëria, e cila së fundi ka hapur një dyqan veshjes në Tiranë dhe tashmë një kohë është aktive edhe në politikë me Partinë Demokratike, i ka bërë këto komente gjatë një interviste për gazetën Mapo.
“A do ta lija muzikën për biznes? Jo. Absolutisht. Ky është një biznes që unë e kam hapur për qejf, për të pasur diçka timen. Ta di që kur çohem në mëngjes kam ku të shkoj. Ka qenë një pasion i imi që të kem një dyqan veshjesh, gjithmonë e kam thënë se me këtë rast shpëtoj dhe veten time (qesh)”.
“Kjo është arsyeja, po muzikën nuk do ta lija kurrë, sepse unë e kam nisur me pasion dhe dashuri dhe jo për të përfituar, siç mund ta bëjë një pjesë e këngëtarëve tani. Unë e kam nisur atëherë kur as nuk e dija se mund të fitoja ndonjëherë lekë nga muzika, kur nuk paguhesha”, ka thënë Çiljeta. /Telegrafi/