Action Bronson, shqiptari i parë në revistën ‘XXL’
Reperi Action Bronson është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit.Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronson të hyjë në nominimin për pese ‘mixtape-t’ më të mira.
Arian Arslani, i njohur me emrin skenik Action Bronson, është një reper shqiptaro-amerikan nga Queensi i New Yorkut, i cili po bën bujë me muzikën e tij.
Aktualisht ai është në një turne në të gjithë Evropën. /Telegrafi/