Adele fiton edhe në Brit Awards
Adele ka dalë fituese në edicionin e sivjetmë të çmimeve Brit Awards, që u zhvillua mbrëmë në Londër.Këngëtarja britanike ka fituar dy çmime Brit, vetëm një javë pasi mbushi duart me gjashtë çmime në Grammy Awards. Adele fitoi në kategoritë për Këngëtaren më të Mirë Britanike dhe me Albumin më të Mirë Britanik.
Megjithatë ish-grupi i djelmoshave të “X Factor”, One Direction, mposhtën atë për të triumfuar në kategorinë Kënga më e Mirë Britanike.
Ed Sheeran po ashtu ka triumfuar në dy kategori, Këngëtari më i Mirë Britanik dhe Zbulimi Britanik, derisa Coldplay u kurorëzuan si Grupi më i Mirë Britanik për të tretën herë, rekorde.
Lista e çmimeve kryesor në Brit Awards:
Kënga më e mirë britanike: One Direction - What Makes You Beautiful
Këngëtari më i mirë britanik: Ed Sheeran
Grupi më i mirë britanik: Coldplay
Këngëtarja më e mirë ndërkombëtare: Rihanna
Këngëtari më i mirë ndërkombëtar: Bruno Mars
Grupi më i mirë ndërkombëtar: Foo Fighters
Këngëtarja e re më e mirë: Lana Del Rey
/Telegrafi/