Adele konfirmon performancën në Oscar
Superylli britanik, Adele, ka konfirmuar se do të performojë hitin “Skyfall” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar muajin e ardhshëm. Këngëtarja britanike do të jetë në skenë për herë të parë pas lindjes së djalit të saj në tetor, për ceremoninë që do të mbahet më 24 shkurt.
“Është nder që të jem e nominuar dhe ndihem tmerrësisht e ngazëllyer që do të këndoj para njerëzve në Oscar. Është një gjë që kurrë nuk e kam përjetuar dhe se ndoshta nuk do ta përjetoj ndonjëherë tjetër”, ka thënë Adele.
Skyfall është nominuar për të fituar çmimin e kolonës më të mirë zanore të vitit. /Telegrafi/