Adelina e çmend Ulqinin

18:18 / 18.07.2013

Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili, është rikthyer në skenën muzikore pas një pushimi, duke kënduar në një prej koncerteve të shumta në Ulqin.

 Pop diva shqiptare si një prej legjendave të muzikës moderne sigurisht se di si të ndezë atmosferën nëpër impiante të ndryshme, por performanca e saj ishte mbreslënëse gjithnjë sipas fansave të saj nëpër rrjetet sociale.

Adelina dihet se ka agjendë të ngjeshur dhe është shumë pak e pranishme në media me intervista, ndërsa mbetet të shihet nëse ajo do të vazhdojë performancat e saj edhe në vendet tjera shqiptare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.