Adelina: E dua burrin shqiptar

18:03 / 22.06.2013

Këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri, ka përgënjeshtruar edhe një herë thashethemet nëpër media se ajo është në lidhje me partnerin e saj nga spektakli i vallëzimit “Dancing with the Stars Macedonia”, Vanco Angeleski.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Fehi’s Show, ajo ka thënë se balerini maqedonas është një homoseksual i deklaruar dhe se nuk ka nevojë të flitet më shumë për këtë gjë.

Krijuesja e hitit “Kujtim”, po ashtu, ka mohuar të ketë thënë se e ka refuzuar aktorin e turk Kenan Imirzalioglu (i njohur për rolet Mehmet Kosovali dhe Ezel). Ajo ka shpjeguar se u kishte thënë gazetarëve se e kishte takuar aktorin e famshëm, porse ata më pas i kanë sajuar gjërat.

Për më shumë, Adelina ka thënë se dëshiron që burri i saj të jetë shqiptar dhe mysliman.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë para publikut projekti i saj i ri muzikor. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.