Këngëtarja Adelina Emini ka bërë paraqitjen e saj të parë para “Këngës Magjike”, ndërsa ajo që është dalluar nga syri i mediave dhe i fansave ishte kënga e saj e re e titulluar “Në Përvjetor”.
Kënga e punuar nga Darko Dimitrov dhe me tekst të Big Bastas është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe është një prej baladave më të mira të dëgjuara kohëve të fundit.
Adelina Emini njihet si këngëtare që ka lansuar këngë ritmike, ndërsa kënga e saj për këngën magjike, një baladë klasike ballkanike shënon një risi një karrierën e saj.
Më poshtë mund të shikoni paraqitjen e Adelina Eminit në spektaklin “E Diela Shqiptare”. /Telegrafi/
Komente
Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.