Adelina: Në DWS të Maqedonisë, përfaqësoj shqiptarët!
Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila ka kohë që ka filluar garën në spektaklin “Vallëzimi me yjet në Maqedoni”, po fiton gjithnjë e më shumë simpatinë e publikut. Përveç vlerësimeve nga juria profesionale, bukuroshja ka kërkuar përkrahje edhe nga fansat e saj në rrjetet sociale, duke i lutur që t’ia pëlqejnë fotot në faqen zyrtare të kësaj gare.
Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia thotë se në këtë garë është duke e përfaqësuar Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë.
“I lus të gjithë fansat e mi të futen në faqen ‘Tanc so Zvedite’ le të bëjnë like fotot e mia dhe videot… sepse jam e vetmja shqiptare që përfaqësoj Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë…”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale, ndërsa transmeton Shqipmedia./Telegrafi/