Adelina Tahiri pjesëmarrëse në Dancing With the Stars Maqedonia

21:17 / 18.01.2013

Adelina Tahiri ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars” në Maqedoni.

Këngëtarja shkupjane, ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto gjatë ushtrimeve të vallëzimit.

Adelina është e vetmja shqiptare deri më tani që ka bërë publike pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël.

Ajo vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse në të njëjtin spektakël në Shqipëri ku korri sukses të mirë, edhe pse nuk triumfoi.

E për shkupjanen, ky edicion do të jetë më i lehtë për të pasi që është mësuar të vallëzojë mjaft bukur, në të gjitha zhanret e kërkuara
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.