Aerosmith: Ky është fundi i rock’n’rollit
Aerosmith thotë se tash është “fundi i erës” së muzikës rock’n’roll, pasi fansat e muzikës dëgjojnë albumet në një mënyrë tjetër dhe nuk janë të interesuar të shkojnë në koncerte live.Krijuesit e hitit “I Don't Want To Miss A Thing” janë duke lëshuar albumin e parë në realizuar në studio pas 11 vitesh të titulluar “Music From Another Dimension!”, por kitaristi Joe Perry thotë se skena e muzikës ka ndryshuar përgjithmonë.
“Është fundi i një ere. Njerëzit dëgjojnë muzikë në një mënyrë ndryshe. Ata zgjedhin këngë nga albumi. Ata nuk dëshirojnë të dëgjojnë më bendet live”, ka thënë Perry. /Telegrafi/