Aguilera t’i kthehet muzikës dance
Christina Aguilera është duke punuar në një këngë rikthyese në muzikën dance.Këngëtarja është duke u përgatitur të bëjë rikthimin e saj në gusht, me një këngë të punuar nga Max Martin, i cili më herët ka bërë këngë edhe për Britney Spears, Kelly Clarkson dhe Katy Perry.
Një burim ka thënë për Billboard.com se kënga më e re e Christinas do të bazohet rreth vargut, “Gjithë çfarë dua të bëj është ajo çfarë do ti”.
Albumi i fundit i Aguileras ishte “Bionic” në vitin 2012, por ajo shijoi një sukses mesatar krahasuar me standardet e saj. /Telegrafi/