Aktorja turke bëhet mashkull

17:59 / 30.06.2013

Aktorja Nil Erkoçlar, e cila konsiderohej si njëra nga femrat më të bukurat në Turqi, ka vendosur ta ndërrojë gjininë.

Bukuroshja, e cila në të kaluarën ka qenë edhe Miss, ka thënë se nuk ndihej mirë si femër, prandaj mori vendimin për të ndërruar gjininë. Ajo bëri një operacion dhe tani është kthyer në një mashkull joshës.

“Unë kurrë nuk kam qenë si vajzat e tjera. Nuk luaja asnjëherë me kukulla, nuk rrija me vajzat, por doja të vishesha me veshjeje sportive dhe me atlete dhe të luaj futboll. Asnjëherë nuk ndjehesha si një femër. Kur hyra në moshën e pjekurisë, kam qenë e qartë se diçka nuk shkonte tek unë. Vërtet kam qenë një grua nga jashtë, por brenda vetes ndjehesha si një mashkull, sepse gjithmonë më kanë joshur femrat, mua kurrë nuk më ka interesuar ndonjë djalë, nuk më pëlqente asnjë mashkull”, ka treguar Erkoçlar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.