Al Pacino të nderohet për vepër jetësore
Al Pacino do të nderohet për veprën e tij jetësore në ngjarjen e radhës “Los Angeles-Italia Film, Fashion and Art Fest”.Ikona e filmit “The Godfather” do të nderohet më 17 shkurt, me çmimin inaugurues Jack Valenti-L.A.-Italia Legend Award.
Çmimi do të ndahet çdo vit për një “italiano-amerikan të jashtëzakonshëm i cili ka bërë kontribut të madh në industrinë globale të filmit”. /Telegrafi/