Aniston dëshiron të adoptojë
Ylli i Hollywoodit, Jennifer Aniston, është duke menduar të adoptojë një fëmijë. Aktorja raportohet se ka kontaktuar me Charlize Theron për t’u informuar për procesion e adoptimit, pasi kjo e fundit tashmë ka adoptuar njëvjeçarin Jackson.
Burime thonë se Jennifer, e cila është e fejuar me Justin Theroux, dëshiron të ketë foshnjë, dhe është duke i shqyrtuar opsionet e saj.
“Ajo seriozisht është duke menduar për adoptimin, duke marrë parasysh moshën dhe faktin se Charlize i ka thënë se është gjëja më shpaguese që ajo ka bërë ndonjëherë”.
“Por ajo ende nuk ka vendosur, me lindjen përmes një nëne surrogate që është një mundësi tjetër për Jennifer, pasi ajo përfundimisht dëshiron të ketë fëmijë”, ka thënë burimi. /Telegrafi/