Anxhela: E vërteta për mua dhe Kanye West
Miss Universe Shqipëria 2010, Anxhela Martini, së fundmi ishte në qendër të mediave për një lidhje të mundshme dashurie me reperin amerikan Kanye West.Anxhela Martini ka sqaruar gjithë këto thashetheme, duke pohuar se kjo ka qenë vetëm një hakmarrje nga disa ‘miq’ të saj.
''Besoni ose jo, jeta ime është si film. Kisha ca njerëz të çmendur rreth vetes që i mendoja për miq. Kur e kuptova se s'janë miq të vërtetë, i largova nga jeta ime. Prandaj, për të mu hakmarrë, ata filluan të trillojnë tregime dhe t'ua shesin mediave, pasi kështu mendonin se do të bëhen të famshëm”.
“Por tregimi për Kanyen është 100% i pavërtetë. Nëse më njihni mua, e njihni personalitetin tim, pas pesë minutash do e kuptonit se kjo nuk ishte aspak e vërtetë'', ka thënë Anxhela për mediat shqiptare. /Telegrafi/