Arbana: Ndihem rehat me veshjen time
Moderatorja e reality shou, Big Brother Albania, Arbana Osmani, e cila ishte kritikuar për veshjen e saj në emisionin e parë të edicionit të pestë të këtij spektakli, u është përgjigjur kritikave duke thënë se ndjehet rehat me veshjen e saj.“Këtë sezon është menduar nga unë dhe stafi i profesionistëve që më këshillojnë të vesh tendencat e fundit. Ato do të jenë veshje që shumë kujt mund t’i duken të çuditshme,dhe absurde për tu veshur jashtë ekranit, por që unë ndihem shumë komode në to”, ka thënë Arbana.
“Nuk kam asnjë koment në lidhje me veshjen. Shijet e secilit janë personale. Jam shumë e lumtur dhe falënderoj “Top Chanel” që më mundëson të vesh tendencat e fundit dhe që në këtë drejtim, ashtu si në çdo strukturë tjetër jemi në hap me kohën”, ka shtuar më tej ylli televiziv./Telegrafi/