Ardian Bujupi për Shqipërinë në Eurovision?

19:06 / 1.11.2012
Radiotelevizioni shqiptar (TVSH), ka publikuar listën e këngëtarëve që do të garojnë në edicionin e 51-të të Festivalit të Këngës për çmimin e madh – përfaqësimin në Eurovision Song Contest.

Do të jenë 26 artistë ata që do të luftojnë kokë më kokë për çmimin e madh, ndërsa për dallim nga viti i kaluar kur nga Kosova konkurroi vetëm Rona, këtë vit do të jenë pesë artistë ata që do të tentojnë ta fitojnë çmimin.

Vesa Luma, grupi NA, Valon Shehu dhe Flaka Krelani do të jenë në front për çmimin e madh, por ajo që bie më shumë në sy është konkurrimi i dikujt tjetër.

Është ylli shqiptar me famë evropiane, Ardian Bujupi, ai që do të konkurrojë në Festivalin e Këngës, për të fituar çmimin që do t’ia siguronte atij performimin në Eurovision, e që sigurisht se do të ishte prej opsioneve më të mira për vendin tonë, pasi që ai i posedon të gjitha kualitetet për ta fituar spektaklin e madh evropian.

Rona Nishliu ishte pjesëmarrësja e kaluar në Eurovision, ku deri tani u arrit suksesi më i madh për muzikën shqiptare në festivalin evropian. Ishte vendi i pestë dhe shumë kritika pozitive ajo që arriti të bëjë kënga “Suus”./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ardian Bujupi
Ardian Bujupi
CULT
Binjaket
Puna: Tashmë nuk mërziteni në zyrë
Shendeti: Shmangni alkoolin
Dashuria: Kaloni frustracionet emotive
CULT

Dafina Zeqiri - Bloodah
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.