Ardiana Bytyqi me koncert recital

10:49 / 10.05.2011

Mexosopranoja Ardiana Bytyqi do të mbajë koncert recital sonte (e martë, 10 maj) në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Koncerti i sotëm, i cili fillon në orën 20:00, është i pari recital i Bytyqit pas kthimit të saj në Kosovë dhe aktivitetit të zhvilluar në skenën gjermane të muzikës klasike.

E shoqëruar në piano nga Neritan Hysa ajo do të interpretojë vepra të zgjedhura nga literatura botërore e muzikës vokale.

Ky koncert organizohet nga Festivali “DAM” dhe vjen si rezultat i punës së bordit të festivalit për të shtrirë aktivitetin e tij edhe gjatë vitit. Mysafir i radhës të “DAM Festival” do të jetë kori “Romeo and Julia”, ansambël vokal i Teatrit Mbretëror të Dramës në Stokholm, që të vizitojë kryeqytetin e Kosovës në shtator.

Ndryshe, Ardiana Bytyçi ka përfunduar shkollimin për operë në Detmold të Gjermanisë, ku ka studiuar pesë vjet te profesoresha Caroline Thomas. Gjatë studimeve ka koncertuar në Itali, Zvicër, Gjermani etj. Ka bashkëpunuar me teatrin “Operen Werk Stdt am Rhein” dhe me shoqatën e artistëve shqiptarë “Onufri” nga Vjena. Derisa veçohet edhe suksesi i saj në garë prestigjioze “Hans Gabor Belvedere” në Vjenë, ku nga 3500 konkurrentët u kualifikua në mesin e 20 më të mirëve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.