Aretha Franklin vlerësuese në American Idol?
Legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin, dëshiron të bëhet vlerësuese në shoun e zbulimit të talenteve, American Idol.Këngëtarja ka folur për këtë angazhim pasi u zbulua se Steven Tyler dhe Jennifer Lopez që të dy po largohen nga shou.
“Po, jam e interesuar të bëhem vlerësuese”, ka thënë Aretha për TMZ, kur është pyetur për rolin e ardhshëm në garë. /Telegrafi/