Aurela Gaçe sjell albumin “Paraprakisht”
Aurela Gaçe është gati të dalë në treg me albumin e saj të radhës të titulluar “Paraprakisht”.Këngëtarja nga Shqipëria tashmë ka përfunduar gjithçka rreth albumit, ballina e të cilit duket në foto. Fotografia e këngëtares është realizuar nga fotografi Avni Selmani, grimi dhe styl-ingu nga Joni Peci dhe dizajni i kopertinës nga Dardan Luta.
Albumi “Paraprakisht”, që do të përmbledhë këngët më të reja të artistes shqiptare, do të do të promovohet më 20 korrik në Tiranë. /Telegrafi/