BAFTA: Affleck, regjisori më i mirë

16:45 / 11.02.2013
Ylli i Hollywoodit, Ben Affleck, ka arritur një tjetër sukses si regjisor me filmin e tij ‘Argo’. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’, aktori i famshëm amerikan mori çmimin e regjisorit më të mirë, ndërsa filmi i tij u shpall si më i miri i vitit 2012.

Ceremonia u organizua në Royal Opera House të Londrës të dielën në mbrëmje. Pasi mori çmimet, Affleck u shpreh: “Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten.”

Filmi ‘Argo’ mundi konkurrencën e ‘Les Miserables’, ‘Life Of Pi’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, ndërsa Ben Affleck, i cili nuk është i nominuar për regjisorin më të mirë në çmimet Oscar, la pas edhe Quentin Tarantino, Ang Lee, Kathryn Bigelow dhe Michael Haneke.

Cmimin e aktorit më të mirë e mori Daniel Day-Lewis për interpretimin në filmin ‘Lincoln’ dhe tashmë shihet si favorite kryesor për fitoren edhe në çmimet Oscar.

Lista e plotë e çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë - "Argo"

Regjisori më i mirë - Ben Affleck ("Argo")

Aktori më i mirë - Daniel Day-Lewis ("Lincoln")

Aktorja më e mirë - Emmanuelle Riva ("Amour")

Aktori jo-protagonist më i mirë - Christoph Waltz ("Django Unchained")

Aktorja jo-protagoniste më e mirë - Anne Hathaway ("Les Miserables")

Aktori zbulim (i votuar nga publiku) - Juno Temple

Filmi jo në anglisht më i mirë - "Amour|

Dokumentari më i mirë - "Searching For Sugar Man"

Filmi britanik më i mirë - "Skyfall"

Filmi i animuar më i mirë - "Brave"

Skenari më i mirë - "Django Unchained" (Quentin Tarantino)

Kolona zanore më e mirë - "Skyfall" (Thomas Newman)

Cmimi i kinematografisë - "Life Of Pi" (Claudio Miranda)

Kostumografia më e mirë -"Anna Karenina" (Jacqueline Durran)

Filmi me metrazh të shkurtër i animuar më i mirë - "The Making Of Longbird"

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër - "Swimmer"

Efektete speciale më të mira - "Life Of Pi"

/TCH/Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ben Affleck (Foto: Eonline)
Ben Affleck (Foto: Eonline)
CULT
Peshorja
Puna: Probleme me një bashkëpunëtor
Shendeti: Ecni më tepër
Dashuria: Ditë e bukur për shoqërim
CULT

“Po t’shoh përmas” - Tingulli 3nt
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.